Zbardhet skema e abuzimit të 3 drejtorëve dhe një specialisti në bashkinë e Korçës, të cilët shpërdoruan detyrën duke shkaktuar 30 milionë lekë dëm.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, Prokuroria ka gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.
Të proceduarit, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.