Dy biznesmenë që fituan para duke shitur telefona të koduar “SKY ECC” janë dënuar me burgim nga gjykata e Antwerp në Belgjikë. Singh K., 31-vjec dhe Elton L. 30-vjec, i shitën telefonat për vite me radhë njerëzve që përfitonin nga komunikimet sekrete. Singh K. dhe Elton L. janë vetëm dy emra që dolën kur hetimi gjyqësor për “SKY ECC” u hap në mars 2021. Më pas, shërbimi i enkriptuar i bisedës u godit nga njësia kibernetike e policisë federale, duke bërë të lexueshme qindra miliona mesazhe nga bota e drogës.
Kjo u bë e dukshme edhe kur policia bastisi shtëpinë e Singh Khurana dhe vëllait të tij më 9 mars 2021. Vëllait të tij iu gjetën më shumë se 89 mijë euro para cash. Ai pretendoi se të paktën 71.000 euro nga këto ishin të ardhura nga biznesi i tij. Në shtëpinë e Singh, hetuesit gjetën disa telefona celularë dhe telefona inteligjentë në dhomën e zhveshjes së dhomës së tij të gjumit, si dhe 15.000 euro para cash.
Singh pranoi se ai shiti pajisjet me SKY. Ai e bëri këtë me pseudonimin në internet “Antonio Reseller” ndërs shoku i tij Elton L. mbante pseudonimin “Cameleon”. Në shtëpinë e tij policia gjeti mbi 23 mijë euro para cash. Në grupet e ndryshme të bisedave ku ata ishin aktivë, u diskutuan shuma të mëdha parash në mënyrë të strukturuar. Sipas hetuesve, ka arsye të mjaftueshme për të menduar se dyshja ishin përfshirë edhe në praktika pastrimi parash.
Prokuroria Publike kërkoi 54 muaj burg për të dy. Në fakt, Singh mori 4 vjet burg dhe një gjobë prej 32,000 euro ndërsa Eltoni u dënua 40 muaj dhe 16 mijë euro gjobë. Gjyqtari deklaroi të konfiskuar një shumë totale prej 139 mijë eurosh.