May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Trafik emigrantësh, bizneset në Shqipëri u siguronin kontrata fiktive pune për 5 mijë euro! Më pas aplikonin për vizë në BE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbardhur skemën e trafikut të emigramtëve në vendin tonë, operacion gjatë të cili janë lëshuar 26 urdhër arreste, 4 prej tyre policë.

Ky grup u zbulua pas hetimeve 1-vjeçare, ku anëtarët e këtij grupi i ndihmon emigrantët që të mbërrinin në vendin tonë, të cilët destinacion final kishin shtetet e BE.

Pesë subjekte siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro.

“Pas një hetimi proaktiv prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabanda i qenieve njerëzore.

Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë.

Shtetas dhe subjekte siguronin kushtet për shtetas të vende të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë me qëllim që të shkonin në vendin drejt vendeve të BE.

U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 26 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës policie”, tha Rrumbullaku.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni kundër trafikut të emigrantëve.

Ja çfarë u sekuestrua

13 automjete

50 telefonë

3 pistoletë

1 çifte

50 fishkë

4 laptopë

400 mijë euro

700 mijë dollarë amerikane

4 mijë paund

Doza kokaine kanabis