Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj të Kosovë ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë jashtë ambienteve të qendrës për Punë Sociale. Dyshohet se vrasja u bë nga ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar, ndërsa i plagosur nga ngjarja ka mbetur dhe vëllai i saj i mitur.
Autori i dyshuar është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pak minuta pas vrasjes. Për rastin në fjalë ka folur edhe Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se dyshohet që e reja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.
Po ashtu lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon krimin që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.
Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj ku një grua u vra nga të shtënat me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj janë bërë me dijet mosha dhe inicialet e tyre. Gruaja që u vra është 21-vjeçe me iniciale E.C ndërsa ish-bashkëshorti i saj 36 vjeç me iniciale V.A.
Gjithashtu ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.
Për rastin gjithashtu ka folur edhe Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.
“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, tha Jashari.