October 2, 2024
Politikë

Xhaçka: Opozita po më detyron të bëjë avokaten e bizneseve të burrit tim!

72 deputetë socialistë, votuan dje kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka

“Ajo që u votua dje në Kuvend nuk kishte të bënte thjesht me mandatin e Olta Xhaçkës. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në dispozicion të drejtësisë” tha deputetja socialiste Olta Xhaçka sot në një intervistë për Report Tv.

Po pse e përdori opozita?

“Për të më hedhur baltë dhe për në furtunë në gotë. Më detyrojnë të bëjnë avokate të bizneseve të bashkëshortit tim. Duan që në mënyrë të pamoralshme të hedhin baltë.”

Duke e quajtur “Një furtunë në gotë, një çmenduri” Xhaçka u shpreh e hapur se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Kam dashur të jem gjithë kohës në dispozicion të drejtësisë pa ndikuar në asnjë proces. Sic nuk kam ndikuar as si anëtare qeverie për një të drejtë të bashkëshortit’ tha Xhaçka

Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut kur ajo ishte në postin e ministres së Jashtme. Por Xhaçka sqaron se nuk kemi të bëjmë me një status të investitorit strategjik por të investitorit të asistuar

“Investimi nuk ka pasur asnjë lloj favore. Investimi në dritë të diell. …E mësova kur pashë rendin e ditës. Nuk dija që përcaktimi i koordinatave të plazhit në një moment në të ardhmen kur mund ti vihej në dispozicion që kishte fituar statusit të investitorit të asistuar kalonte përmes këshillit të ministrave. Unë këtë proces teknik nuk e dija.”, tha Xhaçka.