Një 41-vjeçar shqiptar është përfshirë në një total prej 68 vjedhjesh në Austri përgjatë viteve në 2015 dhe 2018. Duke filluar nga korriku i vitit 2015 shqiptari filloi të hynte rregullisht nëpër shtëpi gjatë natës, ndërsa banorët ishin duke fjetur.
Në shtator 2015, vala e parë prej 45 vjedhjesh mori fund të papritur. Në korrik 2016 dhe në periudhën prill-shtator 2018, ka pasur vjedhje të tjera në Austrinë e Poshtme dhe zonën e Linzit që kanë ndjekur të njëjtën procedurë.
Në një incident, hajduti shqiptar u befasua nga një banor që tentoi ta kapte. Megjithatë, ai ka mundur të lirohet dhe të arratiset. Si pasojë e kësaj ai ka lënë pas këpucët e tij jashtë shtëpisë.
Arrestimi i tij u bë në Francë në maj 2021 në bazë të një urdhër-arresti evropian. Megjithatë, ai së pari kreu një dënim me burg në Francë përpara se të transferohej në burgun Wels në Austri në mars të këtij viti. Gjatë marrjes në pyetje nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Austrisë së Epërme, shqiptari ka rrëfyer gjithsej 68 vjedhje.