May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet

Mbetjet përfshihen nga flakët, tymi toksik mbulon ultësirën e Kukësit

Vend depozitimi i mbetjeve urbane në Kukës është përfshirë sërish nga flakët në orët e para të ditës së shtunë. Retë e tymit të çliruara nga kjo vatër zjarri janë përhapur në të gjithë ultësirën e Kukësit.

Për shkak të përmbajtjes, kjo vatër zjarri, veç tymit, çliron edhe toksina të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikës të bashkisë Kukës dhe punonjës të shërbimeve publike, në përpjekje për të izoluar këtë vatër.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që krijohet një situatë e tillë, e cilësuar si zjarrvënie e qëllimshme. Vatra e parë e zjarrit në vend depozitimin e mbetjeve të Myç-Mamezit nisi në gusht të vitit të kaluar, ndërsa izolimi i plotë i saj zgjati për gati gjashtë muaj.