Veç ujit, rërës apo gurëve pushuesit vendas e veçanërisht turistët e huaj edhe të zhyten e gjuajnë në thellësi, ecin me motor, të bëj sërf vetë apo të tërhequr nga një balonë.
Në pjesën më të madhe të bregdetit, veçanërisht në jug disa prej këtyre kërkesave janë të mundshme. Por aktiviteti detar ka nevojë për rregullime. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin i cili parashikon disa ndryshime në drejtim të ushtrimit të veprimtarive në këtë fushë.
“Ndryshimet e propozuara synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit detar, duke mos cenuar cilësinë dhe standardet e ofrimit të shërbimit si dhe sigurinë e turistëve. Në këtë projektligj synohet lehtësimi i procedurave për certifikimin e operatorëve të turizmit detar, duke hequr barrierat e panevojshme”, tha Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
E në një kohë që barrierat burokratike lehtësohen, kushtet për certifikim e atyre që japin skafe, motora uji apo pajisje të tjera me qira do të shtrëngohen.
“Drejtuesi teknik dhe për përfaqësuesi ligjor të zotërojnë një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve në fushën e turizmit si dhe të kenë eksperiencë të mëparshme në fushën e turizmit. Drejtuesi teknik, të zotërojë një gjuhë të huaj në nivelin B2 dhe një gjuhë të huaj të dytë në nivelin B1; si dhe (administratorit)”.
Veç lehtësimit të procedurave, nisma ligjore ka për synim të shmangë incidente me mjetet ujore të cilat kanë shoqëruar sezonet e mëhershme turistike.