November 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Në koma prej ditësh/ Ndërron jetë tek “Trauma” 24-vjeçarja që u plagos rëndë nga shoferi i dehur

24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.