October 2, 2024
Bota Lajmi i fundit

Rusia si Koreja e Veriut, teston raketat balistike interkontinentale

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka arritur të kryejë me sukses një test për lëshimin e raketën balistike interkontinentale. Testi për lëshimin e raketës u krye në Kompleksin Kapustin Yar, në rajonin jugor rus të Astrakhan.

Pamjet u publikuan nga vetë ministria e mbrojtjes, e cila sqaroi se vetëm ka nisur testimin e sistemeve të ndryshme raketore, për të konfirmuar edhe çfarë ushtria ruse mundtë ketë në dispozicion, nëse do të jetë e nevojshme.

Kjo sipas mbrojtjes ruse, është pjesë e strategjisë së Kremlinit për sigurinë. Ka pikëpyetje nëse raketat interkontinentale që janë testuar, janë nga magazinat ruse apo mund të jenë pjesë e ndihmave ushtarake të mbërritura javët e fundit nga Koreja e Veriut, e cila po ashtu vazhdon të kërcënojë me testime të raketave, me urdhër të Kim Jong Un.