September 11, 2024
Bota Lajmi i fundit

“Shkundet” Greqia, tërmet i fortë në ishullin Evia, lëkundjet u ndjenë deri në Atikë

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 05:23 të mëngjesit të sotëm në ishullin Evia në Greqi. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Atikë. Epiqendra e tërmetit ndodhej 2 kilometra në jug-juglindje të Vasilikos Istiia dhe thellësia ishte 18.7 kilometra. Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi lëkundjen në 4.6 të shkallës Rihter, 23 kilometra në jug të Skiathos.

Tërmeti me magnitudë 4.5 u pasua nga 7 pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.