October 9, 2024
Bota Lajmi i fundit

Sulm me thikë në Sidnei, 5 viktima dhe 8 të plagosur

Pesë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnei. Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, me orën lokale. Policia u thirr në Westfield Bondi Junction pas raportimeve për disa njerëz të goditur me thikë.

I dyshuari, për të cilin policia tha se veproi i vetëm, u qëllua për vdekje në vendngjarje nga një oficer. Asnjë informacion nuk është dhënë në lidhje me identitetin e tij ose një motiv të mundshëm.

Tetë persona të lënduar, përfshirë një fëmijë, janë transportuar në spitalet në të gjithë Sidnein, konfirmoi shërbimi i ambulancës NSW për CNN.

Rreth identitetit apo shëndetit të tyre nuk dihet ende asgjë. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë blerësit që vrapojnë nga daljet e shumta të qendrës tregtare, ndërsa helikopterët e policisë dëgjohen teksa fluturojnë lart.

Dy dëshmitarë okularë thanë për 9 News se panë një foshnjë dhe nënë të goditur me thikë. “Fëmija u godit me thikë dhe nëna po ashtu.”

Rastet e sulmeve në masë janë të rralla në Australi.