November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Sulmi në Sydney: Shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre një nënë që tentoi të mbronte foshnjën

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave si pasojë e një sulmi me thikë që tronditi Sydney-n mesditën e së shtunës ( me orën lokale).

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendrën e madhe tregtare Bondi Junction Ëestfield, ku një 40-vjeçar nisi të sulmonte me thikë qytetarët që kishin dalë për të bërë pazare.

Mes viktimave është edhe një nënë 38-vjeçare e cila mori plagë teksa përpiqej të mbronte foshnjën e saj 9-muajshe nga duart e 40-vjeçarit.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet në vend, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se sulmuesi, i cili kishte veshur një bluzë bejsbolli të gjelbër dhe pantallona të shkurtra jeshile, kishte motive terroriste apo ideologji radikale.

Sulmi në Sydney: Shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre një

Autori i sulmit, i cili nuk ishte emër i panjohur për policinë, u vra nga një police femër në vendin e krimit.

Policia është e sigurt se ai po vepronte i vetëm. Kjo e sotmja është vrasja më rëndë në masë në Sydney, që nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Quakers Hill në vitin 2011, ku mbetën të vrarë 11 njerëz.