November 27, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi ish-kunatin e mitur, del para Gjykatës autori i ngjarjes së rëndë në Ferizaj

 I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares Erona Cokli në Ferizaj ditën e djeshme, ka dalë sot para Gjykatës themelore të Ferizajt. I dyshuari quhet Valon Aliu 36-vjeç dhe është në pritje të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata për ngjarjen e rëndë.

I plagosur gjatë ngjarjes mbeti vëllai 15-vjeçar i viktimës dhe mësohet se atij i është hequr plumbi nga parakrahu i djathtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.