May 23, 2024
Tirana, Albania
Bota

30-vjeçari ndërron jetë pasi zilja e kishës e goditi në kokë

Një turist 30-vjeçar është goditur për vdekje nga një zile e madhe e kishës gjatë një tradite spanjolle. Aksidenti i pabesueshëm ndodhi mëngjesin e sotëm para orës 7:30 të kur viktima ishte duke vizituar kullën e një kishe në El Pinell de Brai, Tarragona.

30-vjeçari ka ndërruar jetë sapo është goditur nga zilja e Kishës që binte për të lajmëruar ceremoninë. Menjëherë mjekët u përpoqën ta shpëtonin por pa sukses. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip zjarrfikës për të marrë trupin e tij.

Gjithashtu në vendngjarje u thirr edhe një ekip psikologësh për të mbështetur familjen dhe miqtë e tij. Ndërsa Kryetarja e Pinell de Brai, Laura Vallespí, shpalli tre ditë zie pas vdekjes së të riut, i cili ishte nga qyteti i Terra Alta. Edhe festimet e Santa Magdalenës janë pezulluar.

“Ka pasur gjithmonë një traditë të bie ziles për Santa Magdalenën. Fatkeqësisht, kjo nuk përfundoi mirë sot”, tha ajo.

Kryebashkiaku deklaroi se mund të ketë ndryshime në traditën e goditjes së kambanës.

“Sigurisht që duhet bërë ndryshe. Do ta lëmë të kalojë sot sepse jemi në gjendje shoku dhe më pas do ta vlerësojmë mes Këshillit Bashkiak, shoqatës Santa Magdalena dhe kishës”, tha ai.