November 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Dimër në prill? Pas dy javësh të nxehta temperaturat ulen deri në zero gradë

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit nis me luhatje të mëdha të temperaturave. Moti nis të freskohet të hënën e 15 prillit, ndërsa e marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.

 

Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius . Mirëpo, sinoptikania Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm.

 

Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve. Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.