Një 52-vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj të Shkodrës.
Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
“Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri informoi policia e Shkodrës.