November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Irani kërcënon vendet e rajonit: Do përballeni me përgjigjen tonë nëse ndihmoni Izraelin

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Brig. Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin. Duke lëshuar një deklaratë për mediat Ashtiani theksoi se ata do të përballen me një përgjigje ushtarake nga Irani, nëse ndihmojnë Izraelin.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, tha Ashtiani.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës.