Irani lëshoi qindra dronë kamikaze dhe raketa balistike drejt Izraelit mbrëmjen e së shtunës, 13 prill 2024. Garda Revolucionare iraniane e cila u zotua të hakmerrej pas sulmit në Damask pak ditë më parë, deklaroi ‘Irani ndëshkoi Izraelin’.
Por pasojat janë minimale.
Forcat izraelite në bashkëpunimin me aleatët e SHBA-në arritën të zbrapsin 99% e sulmit, duke rrëzuar “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë sulmit të paprecedentë kundër Izraelit.
“Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të veprojmë për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit’ deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Presidenti i SHBA-së bëri thirrje për qetësi duke theksuar se:S’do mbështesim një kundërsulm. Autoritetet izraelite raportuan vetëm dëme të lehta në një instalim ushtarak izraelit, pasi më shumë se 200 dronë dhe raketa u ndaluan përpara goditjes.
Ndërkohë Times of Israel raporton se një vajzë shtatëvjeçare në jug të Izraelit ndodhet në gjendje të rëndë.
Mediat amerikane dhe britanike raportuan se forcat e tyre të armatosura morën pjesë në rrëzimin e raketave mbi zonën kufitare Irak-Siri, derisa fluturonin në drejtim të Izraelit. Sulmi kundër Izraelit vjen, në kohën e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit, lidhur me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.
Ndiqni më poshtë lajmet të renditura sipas zhvillimeve