Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Kreu i shtetit, Bajram Begaj thekson se një reagim i tillë shton rrezikun për përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme, e për rrjedhojë do duhet të ndërhyhet menëjehrë.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, thuhet në reagim.
Irani ka filluar sulmin mbi shtetin e Izraelit duke hedhur qindra dronë shpërthyes dhe raketa. Sulmi i drejtpërdrejtë mbi territorin e Izraelit ishte paralajmëruar nga Irani disa ditë më parë, si një hakmarrje ndaj goditjes së konsullatës Iraniane në Damask, në të cilën mbeti i vrarë edhe një gjeneral i rëndësishëm i Gardës Revolucionare të Iranit. Sirenat e luftës u dëgjuan në të gjithë Izraelin duke krijuar frikë te banorët vendas.