November 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Akuzohej për abuzimin e thjeshtrës, vdes shqiptari nga Lushnja në burgun e Koridhalos në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar nga Bubullima e Lushnjes, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-vjeçari, Delin Beqiri raportohet se ishte jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar. Ambulanca me ekipet e shpëtimit e dërguan menjëherë në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë.

Vdekja e 36-vjeçarit shqiptar ka dyshime se mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës. Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor.

Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

Abuzimi seksual nga 36-vjeçari u raportua nga vetë 25-vjeçarja tek një punonjës social. Ajo u shpreh se 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme i ka kërcënuar se do t’i publikojë në internet.

Pas kontrollit në pronë dhe në banesën Beqirit u gjetën dhe u konfiskuan: 1505 gram kanabis, pistoletë, 4 thika, shuma prej 18 275 euro,3 peshore precize dhe 3 celularë të cilat u sekuestruan në cilëninë e provës materiale.