November 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

“Nuk harrojmë!” Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gaza

Dronet dhe raketat e Iranit ndaj Izraelit nuk e kanë ndalur këtë të fundit të vijojë me sulmet ajrore ndaj Gazës.

Forcat izraelite bombarduan kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

“Pavarësisht sulmeve të Iranit, ne nuk kemi lënë jashtë vëmendjes për asnjë moment misionin tonë thelbësor në Gazë, që është të shpëtojmë pengjet që po mbahen peng nga Hamasi dhe të shkatërrojmë Hamasin”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Qëllimi i Izraelit është shkatërrimi i plotë i Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ushtria izraelite ka theksuar shpesh herë se pengjet e rrëmbyera nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit ndodhen në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.