Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar pas deklaratave publike të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sipas të cilit, Dumani ka takuar personalisht ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.
Në reagimin e tij, Dumani shprehet se, ai nuk e ka takuar kurrë McGonigalin, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për ta bërë këtë gjë. Madje, sipas Dumanit, ai nuk e ka njohur kurrë dhe madje emrin ia ka dëgjuar në mediat shqiptare.
Reagim i kreut të SPAK, Altin Dumani, mbi deklaratat publike të Ilir Metës:
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka që është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj.
Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare”, thuhet në reagimin e Altin Dumanit.