Kryeminsitri Edi Rama iu është bashkuar urimeve të liderëve të vendit pasi Asambleja e Këshillit të Europës votoi “pro” anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Votimin e sotëm, Rama e cilëson si historik, teksa shton se tashmë hapi i fundit për Kosovën do të jetë në maj, në Komitetin e Ministrave.
Në këtë të fundit, kreu i qeverisë shprehet se të gjithë duhet të bëjnë gjënë e duhur, dhe të vulosin anëtarësimin e Kosovës.
Edi Rama, Facebook
“Një hap historik sapo u hodh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e Kosovës si anëtar i Komunitetit të shteteve të KiE.
Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm.
Forca Kosovë!”