Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar sërish sulmet e njëpasnjëshme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Ai e quajti “palaço”, duke e akuzuar se kërkon që të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia dorëzojë Edi Ramës.
Në fjalën e tij nga selia e kuqe, Meta tha se Dumani është shndërruar në një “pistoletë” të Edi Ramës për të “vrarë pluralizmin politik”.
“Dum Dumani do të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia çojë Edi Ramës. Ai është palaço, është pistoletë e Ramës për të vrarë pluralizmin politik”, tha Meta.
Në fund ka një mesazh për Altin Dumanin.
“T’i shkojë mendja që të sekuestrojë Partinë e Lirisë Dum Dumani, ta harrojë”, përfundoi ai.