November 27, 2024
Lajmi i fundit Politikë

Nepotizëm në PL, Kryemadhi-Metës: Shfokusim nga inceneratorët, i shërbejnë Ramës e Veliajt

Monika Kryemadhi i ka cilësuar akuzat e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshort i saj, për nepotizëm në parti, si deklarata që shfokusojnë vëmendjen nga inceneratorët.

Një gjë e tillë sipas saj, ndihmojnë Edi Ramën dhe Erion Veliaj, pasi sipas saj, opozita nuk bëhet me protagonizëm bosh, por me fakte dhe prova konkrete.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

Ky reagim vjen pasi sot Ilir Meta foli për nepotizëm në Partinë e Lirisë duke thënë se do të riorganizojë strukturat e partisë.