October 2, 2024
Lifestyle

Victoria Beckham zbulon pijen që e mban në formë

Pas fizikut të patëmetë të Victoria Beckham duket se fshihet uthulla e mollës. Ish- Spice Girl dhe stilistja britanike zbuloi se e nis çdo ditë me disa lugë uthull molle. Sipas Beckham, kjo pije e mrekullueshme e ndihmon atë të qëndrojë e dobët dhe në formë. Dhe shkenca duket se e vërteton të drejtën e saj.

 

Studimet e fundit kanë ofruar disa prova për të mbështetur këtë teori; duke zbuluar se kur njerëzit mbipeshë merrnin vetëm një sasi të vogël uthull molle çdo ditë, pas tre muajsh humbën deri në 6 kg.

 

Shkencëtarët supozojnë se mund të ndikojë në metabolizmin, duke vepruar në enzimat e përfshira në tretje dhe duke rritur hormonet që lidhen me ngopjen.

 

Në studimin e botuar në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health, studiuesit zbuluan se pas 12 javësh, ata që merrnin uthull molle panë humbje peshe të krahasueshme me atë të njerëzve që merrnin ilaçe kundër obezitetit.

 

Nëse konfirmohen, këto gjetje sugjerojnë se Victoria Beckham, si dhe fansa të tjerë të famshëm të uthullës së mollës si Jennifer Aniston, janë përpara trendit.

 

Megjithatë, ndërsa disa ekspertë janë entuziastë për përfitimet e mundshme të këtij “lëngu natyral dobësimi”, të tjerët janë më të kujdesshëm. Disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësime për madhësinë relativisht të vogël të kampionit të përdorur në studime dhe vlefshmërinë e testeve statistikore të përdorura.

 

Duket se nevojiten më shumë kërkime përpara se t’i japim dritën jeshile uthullës së mollës trendin më të fundit të humbjes së peshës.