Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.
Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu i dyshuar si autori i vrasjes.
Gjithashtu, prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.
Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.
Mirëpo, gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë me tej dënimet e tyre.