Me urdhër të Prokuroria së Shkodrës janë sekuestruar pasuritë e biznesmenit, Ago Gjolaj, si dhe personave të tjerë të lidhur me të. Ai akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale”.
Mësohet se, janë sekuestruar një flotë prej 97 automjetesh të kompanisë së tij, prona dhe llogari bankare.
Ago Gjolaj rezulton se nuk justifikon pasuritë që ai ka. Jo vetëm ai, por edhe të afërmit e ty. Janë sekuestruar 97 automjete të një kompanie, është sekuestruar një show room, prona dhe janë sekuestruar po ashtu disa llogari bankare.
Hetimet kanë nisur në vitin 2017 për veprimtarinë e biznesmenit. Sakaq, rezulton se një e afërme e tij, së fundmi ka kryer një blerë një jaht me vlerë 300 mijë euro në Mal të Zi, nga një person, i cili rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale dhe në pastrim parash në vendin fqinj.
Ky hetim ka nisur në 2017, në bizneset e tij. Një e afërme e tij në Mal të Zi ka blerë një jaht me vlerë 300 mijë euro nga persona që merret me veprimtari të paligjshme, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash. Kjo ka vënë në lëvizje autoritetet në Mal të Zi duke i kërkuar inflamacion palës shqiptare.