May 13, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

“Kush është ajo???”/ Megan Fox poston foto pa grim si rrallëherë, merr reagime të shumta nga fansat

Aktorja e njohur Megan Fox postoi në Instagram mbrëmjen e së mërkurës një foto përballë pasqyrës dhe mori reagime të shumta. Shkak është bërë fakti që aktorja e njohur ka pozuar para kamerës pa grim si rrallëherë.

“Kush është ajo?” shkroi një komentues për foton e Fox.

“Është hera e parë që e shoh pa grim. Por ajo ka një bukuri natyrale të pamohueshme” shkroi një tjetër komentues.

Disa, megjithatë, shkruanin se e ngatërruan Megan Fox-in me Kim Kardashian duke thënë kështu se aktorja e ka tepruar me ndërhyrjet kirurgjikale.