September 11, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

“Sterilizimi”, Gjykata i kursen paratë Ilir Beqajt

Gjykata e Posaçme vendos t’i vërë në dispozicion pa pagesë Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve aktet e dosjes së “sterilizimit”.

Sipas gjykatës, mbrojta mund t’i marrë 602 fashikujt në mënyrë elektronike.

Jashtë sallës, Beqaj e konsideroi si të drejtë vendimin e gjykatës. Seanca e radhës më 13 maj, ora 09:00.