Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouchs, ka reaguar pas lajmit se e bija nuk do mbajë më emrin e tij, por do marrë mbiemrin e së ëmës së ndjerë. Tashmë, prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias së vogël, e cila ka kujdestarinë e plotë, ka nisur nga Filipinet procedurat për ndryshimin e mbiemrit.
“Unë dua më të mirën për vajzën time, kam besim të plotë te gjyshja e saj”, mësohet të ketë thënë Anagnostopoulos.
Familja e Caroline e cila u vra nga Babis, dëshiron që fëmija të shkëputet plotësisht nga babai i tij. Ndryshimi i mbiemrit të së miturës Lidia ishte akti përfundimtar në vendimin e nënës së Caroline për ta shkëputur fëmijën nga familja Anagnostopoulos dhe nga gjithçka që lidhej me vrasjen brutale të nënës së saj.
“Procesi përfundoi dhe vajza e vogël mori mbiemrin Crouch. Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, familja vendosi dhe filloi procesin e ndryshimit të mbiemrit në mënyrë që Lidia e vogël të mos mbajë më mbiemrin e një vrasësi”, tha avokati i familjes së Caroline. Sipas avokatit , gjyshja e Lidias nuk dëshiron që fëmija të ketë lidhje me Greqinë për këtë arsye këmbënguli në ndryshimin e mbiemrit.
Në shtator 2023, Gjykata e Apelit e Jurisë së Përzier e Athinës e dënoi Babis Anagnostopoulos me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs dhe me 11.5 vjet burg për vrasja e qenit të familjes, denoncimi i rremë dhe më pas dëshmia e rreme. Ai është dënuar edhe me 21 mijë euro gjobë. Rreth dy vite më parë ai kishte tentuar të kontaktonte me fëmijën dhe familjen e Caroline, por pa rezultat dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë komunikim me Lidian e vogël. Gjithashtu edhe prindërit e Babis nuk kanë më kontakt me mbesën e tyre.