June 19, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

I dha vulën e PD Berishës, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri.

Zhukri është gjyqtari që i dha vulën e partisë Sali Berishës në Gjykatën e Shpallës së Parë.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Ai u kthye në kryefjalë të mediave, opolitikës dhe opinionit publik pas vendimit në pranverën e 2022, ku mes konflikteve Lulzim Basha-Sali Berisha se kush drejtonte Partinë Demokratike, Zhukri i dha të drejtë ish-kryeministrit.

Më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.