November 27, 2024
Lifestyle

Jetmiri largohet me revoltë nga shtëpia e “BBV 3”, shpërthen ndaj produksionit live

Jetmiri vendosi të largohet nga shtëpia e “BBVA 3”. Ai, në puntatën e kaluar, tha se do të vendoste gjatë së shtunës nëse do të largohej nga shtëpia. Pas disa diskutimeve, Jetmiri, vendosi që të largohej nga gara dhe të hiqte dorë nga çmimi i madh.

 

Në prime-n e kaluar, Jetmiri tha se ka mungesë standardesh dhe se ka bërë “cirk” që të marrë vëmendje gjatë këtij edicioni të “BBVA 3”.

 

Jetmiri u përfshi në disa diskutime të ashpra me Romeon, Eglën dhe Julin. Ndonëse Françeska e këshilloi të mos fliste më shumë, Jetmiri tha se e kishte vendosur dhe do të largohej nga shtëpia, ndonëse më parë, tha: “Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”.