Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq zvarrë një qen në rrugët e Tiranës.
Pamjet janë me të vërtetë të frikshme pasi qeni duket që tërhiqet zvarrë nga makina tip ‘Audi’.
Pasi video u publikua në rrjetet sociale, policia ka identifikuar drejtuesin Shkëlqim Ismaili dhe e ka vënë në hetim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Ai po ashtu është gjobitur me 6 mijë lekë të reja, ndërsa qeni iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë Tiranë.
Videoja ka ngjallur mjaft irritime në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar sharjet ndaj drejtuesit të automjetit që tërheq zvarrë qenin.
Policia ka vënë në hetim dhe gjobitur me 60 mijë lekë drejtuesin e mjetit, Shkëlqim Ismaili i cili tërhiqte një qen zvarrë nëpër rrugë. Ndërkohë qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë.”Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen). Shtetasi Shkëlqim Ismaili, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton policia.