November 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Dëbora në Rrugën e Kombit, aksidentohet një automjet, brenda tij 3 persona

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme në shumë zona në veri të vendit. Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.