Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, policia e Krujës ka kapur dhe vënë në pranga tre të shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Shtetasit e arrestuar, Enes Ara, Flamur Zalla dhe Ibrahim Gurra ishin shpallur në kërkim respektivisht për veprat penale, “Mashtrim”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe ““Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, Komisariati i Policisë Krujë kapi shtetasit:
– Enes Ara., banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;
–Flamur Zalla., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– Ibrahim Gurra., banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.