May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

I infiltruari në protestën para Bashkisë Tiranë i dënuar me 12 vite burg, reagon policia: E pavërtetë, efektivi ka qenë 8 vjeç kur ka ndodhur vrasja

Policia e Shtetit ka reaguar bën lidhje me raportimet e fundit rreth një të nfilturuari në polici, gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës ku bëhej me dije se ai ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali. Sipas reagimit të policisë, lajmi i publikuar në media është i pavërtetë, pasi efektivi me inicialet E.Z është i datëlindjes 2000. Sipas Policisë, kur ka ndodhur ngjarja, për të cilën flitet efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç.

 

Më tej në njoftim thuhet se publikime të dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.

Reagim i Policisë së Shtetit:

 

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë. Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

 

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç. Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë. Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat