October 2, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Referendumi në veri, “dështon me sukses” aksioni vetëm politik për komunat në veri

Qytetarët e komunave me shumicë serbe nuk kanë dalë në atë që u quajt si “referendum” në veri të Kosovës.

 

Fare mire, ky proces quhet i dështuar juridikisht, por jo politikisht pasi tani fillon edhe përkthimi nga palët i kësaj që ndodhi këtë të diel me një pjesëmarrje minimale. Bashkimi Europian kishte kritikuar që herët thirrjen e Listës Serbe për bojkot, por kjo nuk ndryshoi asgjë pasi në terren u pa se askush nga serbët nuk doli për të votuar nëse donin t’i shkarkonin nga detyra kryetarët shqiptarë apo jo.

Që votimi të ishte i suksesshëm duhej që të votonin, minimalisht, 50% + 1 e qytetarëve. Nëse do të përmbushej ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Dukshëm, pjesëmarrja jo vetëm që nuk ka shkuar tek 50 përqindëshi, por është në kuotat më minimale të mundshme ndaj edhe nuk mund të përsëritet kjo iniciative pa kaluar një vit. Por teksa flasim për këtë proces që në fakt u bë me detyrim më shumë politik sesa ligjor, ky vit do të ketë ngjarje shumë më të mëdha politike, duke filluar nga zgjedhjet në Bashkimit Europian e deri te zgjedhjet e radhës lokale dhe Parlamentare në Kosovë, që nuk janë larg.

 

Tashmë është në dorën e politikës, por edhe të ndërkombëtarëve për ta përkthyer këtë proces të sotëm bashkë me dështimin brenda, që në fakt u iniciua nga thirrja e vetë Listës Serbe për bojkot, se çfarë do sjellë në atë që është më kryesorja në tryezën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.