June 5, 2024
Bota Lajmi i fundit

SHBA, miliarda dollarë për Kievin, reagon Moska: Do vrisni edhe ukrainasin e fundit. Rusia do të fitojë

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e indo-paqësorit, ka reaguar Moska.

 

Në një postim në Telegram, presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, ka shkruar se pavarësisht kësaj ndihme të konsiderueshme nga SHBA, Ukraina do ta humbasë luftës.

 

“Me vendimin e tyre, Shtetet e Bashkuara detyrojnë Ukrainën të luftojë deri në ukrainasin e fundit, duke e varrosur më në fund ekonominë dhe duke e privuar atë nga e ardhmja”, shkroi ai. Volodin shtoi se ishte “i sigurt se ndihma amerikane nuk do të ndryshojë situatën në fushën e betejës” dhe se “regjimi i Kievit do të mposhtet”.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, i kujton amerikanëve luftën në Vietnam dhe në Afganistan. “Zhytja gjithnjë e më e thellë e SHBA-së në një luftë hibride kundër Rusisë do të rezultojë në të njëjtën fiasko të bujshme dhe poshtëruese që ndodhi në Vietnam dhe Afganistan. Në çdo rast, përpjekjet e ethshme për të shpëtuar regjimin neo-nazist të Zelenskit janë të destinuara të dështojnë. Qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak do të arrihen plotësisht,” përfundoi ajo.