October 30, 2024
Lifestyle

Vëllai i Madh i dhuron avantazhin Julit, dy banorët që shkojnë ‘kokë më kokë’ në televotim

Vëllai i Madh i ka dhënë Julit avantazhin në lojë për të çuar në televotim kokë më kokë dy banorë, ose veten me një banor tjetër për të kuptuar se kush është i preferuari mes tyre.

Në televotimin me pyetjen “Kush është i preferuari juaj?”, Juli ka zgjedhur të dërgojë në nominim veten dhe Eglën.

Ndërkohë informacioni i nxjerrë nga ky televotim do t’i shkojë Julit të martën e ardhshme, si një avantazh i madh i dhuruar nga Big Brother në këtë fazë të lojës, ku pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe.