May 13, 2024
Tirana, Albania
Lifestyle

Zbulohet data, ja kur do të jetë finalja e madhe e Big Brother VIP 3

25 maj do të jetë finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother VIP. Teksa shënohen 100 ditë që nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, ky sezon ka qenë i paparashikueshëm, me shumë surpriza, debate dhe thyerje rekordesh.

Deri në finalen e madhe ju mund të votoni për çdo televotim nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555. Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.

Në “Big Love”, keni mundësi që t’i dërgoni dhurata dhe mesazhe banorëve të preferuar. Mjafton të klikoni në biglove.top-channel.tv dhe aty mund të zgjidhni dhuratën tuaj dhe gjithashtu mesazhin që do t’i dërgoni banorit tuaj të preferuar.

Ky edicion i tretë flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende larg finales, çka krijon premisën se fundi i këtij show televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare.