November 28, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRAT/ U arrestuan para dy ditësh për protestën para Bashkisë Tiranë, lirohen 4 persona

Protestuesit të cilët u arrestuan pas protestës që u mbajt para Bashkisë së Tiranës, janë liruar sot nga gjykata.

Gjykata vendosi për protestuesit masën “detyrim për paraqitje dhe ndalim i qëndrimit në vende publike”.

Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj (të dy 18 vjeç) ishin arrestuar para dy ditësh për përdorim të lëndëve piroteknike, ndërsa Franc Kaloshi (35 vjeç) për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.

Për masë sigurie kishte dalë sot para gjykatës edhe Artan Muçmata.