October 30, 2024
Bota Lajmi i fundit

“Është turp!”, Trump përballet me jurinë e gjykatës së Nju-Jork për pagesën ndaj pornostares

Kemi panelin e plotë.” Kjo është ajo që gjyqtari Huan Merchan njoftoi të premten në mesditë, pas një jave të lodhshme për gjetjen e jurisë për gjykimin ndaj ish-Presidentit amerikan, Donald Trump në Manhatan.

12 jurista dhe 6 alternantë, 8 meshkuj dhe10 femra, do të vendosin nëse Trump ka thyer ligjin duke falsifikuar të dhënat financiare, si një përpjekje për të mbuluar aferën seksuale me yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2016.

Trump i mohon akuzat. Anëtarët e jurisë janë pyetur nëse do të jenë të pavarur, ndërsa Trump është informuar për atë se çfarë mendojnë juristët e tjerë në Manhatan.

Një nga anëtarët e jurisë i tha gjykatës se Trump ka thënë: “Duket shumë egoiste dhe shqetësuese”.

Një tjetër anëtar jurie i tha gjykatës se më pëlqen citimi i Trump: “Flet atë që mendon”.

Unë do të isha plotësisht e ndershme dhe e paanshme sepse kjo është ajo në të cilën besoj. Unë jam njujorkeze dhe jam e sinqertë për gjithçka“, tha dizajnerja Kathy Prounis.

Unë nuk kam ndonjë mendim paragjykues për të. Mendoj se njerëzit duhet të gjykohen nga ajo që kanë bërë”, tha konsulentja Jessie Berger.

Trump vazhdon të shprehë keqardhjen se fushata e tij elektorale është ndalur pa të drejtë.

Është turp. Unë jam ulur këtu për disa ditë me radhë, nga mëngjesi në mbrëmje”, tha Donald Trump.