June 5, 2024
Bota Lajmi i fundit

Fëmija 15 muajsh vdes nga kafshimi i dy pitbullëve

Sulmi nga dy qenë pitbull i ka marrë jetën një foshnjeje vetëm 15-muajsh në Salerno të Italisë. Kafshimet ishin aq të forta sa i kushtuan jetën vogëlushit, ndërsa nëna e tij ka mbetur e plagosur.

Qentë janë në pronësi të një miku të nënës së fëmijës. Kjo e fundit ka tentuar të ndërhyjë, por është sulmuar edhe vetë, duke marrë plagë, por nuk është në rrezik për jetën.

Sipas mediave lokale, që citojnë hetuesit, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një “kukull” lodër, ose si një objekt me të cilin ndonjëherë luanin.