Të hënën gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të nisë me mbatjen e deklaratave hapëse nga palët, pasuar nga fillimi i dëshmive. Javën e kaluar përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, si dhe 6 personave rezervë për çdo të papritur.
Ish-presidenti akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e kompanisë së tij, për të fshehur arsyet e vërteta sipas prokurorisë, të rimbursimit të ish-avokatit të tij Michael Cohen. Ky i fundit dyshohet se ka paguar aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie që ajo thotë se ka patur me Trump, marrëdhënie që nëse bëhe publike mund t’i dëmtonte Trump fushatën elektorale të vitit 2016. Ish-presidenti e ka mohuar të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels.
JUAN M. MERCHAN – Është gjykatësi që kryeson çështjen. Ai ishte gjithashtu gjykatës në gjyqin kundër Organizatës Trump në vitin 2022 për mashtrim me taksat si dhe po mbikëqyr një tjetër rast për mashtrim, lidhur me murit kufitar, kundër aleatit të vjetër të Trump, Steve Bannon. Merchan i ka hedhur poshtë dy herë kërkesat e avokatëve të zotit Trump që ai të tërhiqet nga çështja. Ata e akuzojnë atë për njëanshmëri pasi vajza e tij sipas avokatëve, drejton një firmë konsulence politike që ka punuar për demokratët, përfshirë presidentin Joe Biden. Merchan ka thënë se është i sigurt se do të jetë në gjendje të jetë “i drejtë dhe i paanshëm”, në gjykimin e tij.
Marrë nga VOA