November 27, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Serbët po persekutohen në veri të Kosovës, Vuçiç në OKB: Në 25 vitet e fundit është toleruar ekstremizmi shqiptar

Në Këshillin e Sigurimit të OKB, aty ku po diskutohet raporti i UNMIK-ut, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur me tone të ashpra kundër shqiptarëve, duke i quajtur disa herë ata si terroristë.

Ai u shpreh se “gjithçka është toleruar për ekstremizmin shqiptar në këto 25 vitet e fundit dhe ideologjia për persekutim të serbëve nuk janë izoluar, e dënuar, por janë shpërblyer”.

“Prishtina të zbatojë dialogun dhe marrëveshjet, është koha e fundit që popullata në Kosovë nuk mundet me u mbështet as në Kombet e Bashkuara, pasi do të kishte pasoja të paparashikueshme. Besoj se është e nevojshme që përfaqësuesja speciale t’i ushtrojë autorizimet që ka dhe të marrë veprime të menjëhershme në bashkëpunim me KFOR që synojnë siguri dhe të drejtat e njeriut për të gjithë banorët e Kosovës.

Vjosa Osmani dhëmbë për dhëmbë me Vuçiç: Vijoni me gënjeshtra të vjetra

UNMIK duhet të përfshihet më shumë dhe jo më pak. Persekutimi i serbëve atje po zgjat që prej 1999 e deri më tani

Në korrik të vitit 1999, shqiptarët terroristë kanë masakruar 14 njerëz afër Lipjanit. Në vitin 2003, shqiptarët terroristë kanë gjuajtur disa fëmijë serbë që kanë qenë duke u larë në lumin Ibër.

Gjithçka është toleruar për ekstremizmin shqiptar në këto 25 vitet e fundit dhe ideologjia për persekutim të serbëve nuk janë izoluar, e dënuar, por janë shpërblyer. Askush për këto krime nuk është vënë para drejtësisë”, tha Vuçiç në OKB.