Një 15-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar dje në Oropos në Greqi. Sipas mediave greke arrestimi i të miturit shqiptar ka ardhur pasi ai ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00 në një fushë brenda EPAL Oropou, ku pas një debati 15-vjeçari ka sulmuar me thikë të miturin tjetër, duke i plagosur krahun e majtë.
Në momentin e ngjarjes, pranë vendit të ngjarjes po kalonte një punonjës policie jashtë detyrës, i cili i dha ndihmën e parë 15-vjeçares, më pas thirri ambulancën e EKAB-it dhe njoftoi Drejtorinë e Policisë vendore.
Viktima është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, sherri mes të miturve ka ndodhur për një xhaketë. Siç thuhet në një njoftim të ELAS-it, policia ka arrestuar autorin 15-vjeçar ndërsa janë arrestuar edhe prindërit e tij për neglizhencë për të mbikëqyrur një të mitur.