Eksperti për çështjet e sigurisë, Drizan Shala, deklaroi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kishte gati planin e luftës, por u ndal nga faktori ndërkombëtar.
“Ka pasur një plan për luftë nga ana e Vuçiçit, por faktori ndërkombëtar bëri që gjithçka të ndalej. Deri në shtator nuk do të kemi ndonjë incident të përmasave që mund ta cenojë integritetin territorial, por duhet të jemi të vëmendshëm në patrullim në kufi”, tha Shala.
Sipas tij, sistemi i ri antiraketor Patriot që NATO-ja do të vendosë së shpejti në Kosovë do të ruajë hapësirën ajrore.
Gjithashtu, eksperti i sigurisë theksoi se “vizita e O’Brien në Beograd i dha mesazh Vuçiçit që ka rrjedhur informacion nga bashkëpunëtorët e tij mbi planin e luftës dhe tani e tutje Presidenti serb duhet të jetë i kujdesshëm”.
“Muajt në vijim do të jenë të rënda sepse horoskopi i tij për vitin 2024 nuk është i mirë. Fatkeqësia për të do të jetë integrimi i Kosovës në institucione të rëndësishme evropiane”, theksoi më tej Drizan Shala.