Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotografish tejet provokuese dhe artistike.
Marashi, e cila njihet për guximin e saj në të shfaqur dhe në zgjedhjen e projekteve fotografike, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj imazhe të guximshme ku shfaqet nudo.
Imazhet e publikuara nga modelja kanë ‘ngritur temperaturat’ në Instagram, duke u bërë shpejt temë diskutimi mes fansave dhe ndjekësve të modes.
Oriola tregon një herë tjetër se nuk ka frikë të eksperimentojë dhe të shkelë kufijtë e fotografisë artistike.
Në fotografitë e saj më të reja, Oriola ka zgjedhur një stil të veçantë për të mbuluar pjesët intime, duke aplikuar vizatime të bardha në formë iksi mbi to.
Shkëlqimi dhe profesionalizmi i Oriolës në këto fotografi vërtetojnë përsëri pse ajo mbetet një ndër figurat më të përfolura në industrinë e modës shqiptare.